Orgeta Lika: Tirana po vuan babëzinë e qeveritarëve që shuan shpresën

20:31, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me intelektualët. Orgeta Lika, e ftuar në këtë takim deklaroi se Tirana nuk ka më histori.

Ajo theksoi se Tirana ka vuajtur më së shumti babëzinë e qeveritarëve ndërsa shtoi se nëse kryeqyteti është aspak shpresëdhënës, ndodh prej qeverisjes së ka.

Tirana ka vuajtur më së shumti babëzinë e këtyre qeveritarëve. Nëse ky qytet është aspak shpresëdhënës është për shkak që qeverisjes që ka.

Studio holandeze dhe Boeri janë mjaft të famshme, por ata nuk e njohin kontekstin, nuk e njohin historinë, traditën, nuk kanë jetuar historinë e atij qytetit dhe dëshirën e tij për të ndryshuar, zhvilluar një vend e kanë ndryshe nga një arkitekt shqiptar. Një arkitekt shqiptar ka jetuar aty dhe kur vendos gurin e parë në atë rrugë, ka një tjetër ndjesi.

Duke dashur të ndërtojnë kulla të larta, kanë harruar se në Tiranë po ndërtohen vetëm kulla dhe ka kaq pak memorie historike, shumë pak identitet. Janë përzier të gjitha rrymat, stilet dhe ka shumë pak mundësi që të ftosh miq të huaj që ti tregosh monumentet e qytetit.”-tha Lika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco