Bakiu: Tirana e 1944 konsiderohej një kopsht i lulëzuar! Me ardhjen e komunistave filloi një kasaphanë

20:12, 01/09/2022
A+ Aa A-

Studiuesi Gazmend Bakiu ka folur për historinë e Tiranës në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke sjellë në vëmendje simbolet e ndërtuara në qytet para ardhjes së komunistëve në pushtet.

Bakiu kujton Tiranën e vitit 1944 që në atë kohë kujtohej si një kopsht i lulëzuar por që nga ai vit filloi një kasaphanë, që nisi që me hedhjen në erë të varrit të Nënës Mbretëreshë dhe xhamisë së vjetër që simbolizonte fillimin e qytetit të sotëm të 1614.

Gazmend Bakiu: Tirana e 1944 konsiderohej një kopsht i lulëzuar. Që nga ai vit filloi një kasaphanë, që nisi që me hedhjen në erë të varrit të Nënës Mbretëreshë. Pastaj u hodh në erë xhamia e vjetër që simbolizonte fillimin e qytetit të sotëm të 1614 dhe pikërisht aty u ngrit monumenti partizani, për të dhënë që historia fillon me këtë.

Po të shkoni aty e të shikoni basorelievin anash është edhe një partizan me 3-gishta, simbol serb. Kur zoti Sakiqi ishte kryetar i Këshillit bashkiak u vendos një monument që rikujtonte themeluesin simbolik të qytetit, por pastaj e hoqën dhe e lanë pa emër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco