Maks Begeja: Tirana u shkatërrua për të pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit

20:09, 01/09/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti Maks Begeja, deklaroi në një takim të organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha se Tirana është shkatërruar për të pastruar paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Ai theksoi se kryeqyteti është betonizuar i gjithi ndërsa shtoi se oligarkët po mbushin xhepat bashkë me Ramën dhe enturazhin e tij për të mbajtur pushtetin.

“Unë do të trajtoja vetëm një pikë. Ruajtjen e identitetit të Tiranës. Çfarë bëhet dhe çfarë duhet të bëhet për këtë punë. Po të shëtisësh nëpër Tiranë, vë re një gjë sot; në Tiranë kanë mbetur vetëm 5 zona, që kanë pak nga identiteti i Tiranës.

E para është ‘rruga e Bogdanëve’, rruga e Dibrës nga Selvia dhe rruga e Saraçëve. E treta është tek ‘Dervish Hatixheja’. Zonë tjetër që akoma ka mbetur është zona pas shkollës Pedagogjike, që kanë mbetur disa sipërfaqe me identitet.

Pjesa tjetër e Tiranës është betonizuar komplet. Gjithë ky betonizim i Tiranës, ka ardhur për një arsye shumë të thjeshtë; të pastrohen paret e drogës, paratë që vijnë nga korrupsioni. Të mbushin xhepin oligarkët që kanë në dorë dhe e dyta të mbushë xhepat Rama dhe gjithë enturazhi i tij për të mbajtur pushtetin e tij.”-tha Begeja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco