‘Bashkia si noter i kryetarit’/ Tafaj: Të përfshihemi për t'i vënë fre shpërfytyrimit të kryeqytetit

20:01, 01/09/2022
A+ Aa A-

I pranishëm në takimin me kreun e demokratëve Sali Berisha, ish-drejtuesi i Shoqatës Tirana Arben Tafaj ka kërkuar që qytetarët të përfshihen në një lëvizje që ti vënë fre shpërfytyrimit të kryeqytetit.

Sipas Tafaj, sot nuk dëgjohet zëri i intelektualëve tiranas dhe janë përjashtuar nga vendimmarrja, pasi bashkia është kthyer në një noter të kryetarit.

Arben Tafaj: Prej shumë vitesh kam drejtuar shoqatën Tirana dhe bërthama e këtij grupimi janë sot këtu. A i dëgjon kush zërin e këtyre intelektualëve tiranas. Sot nuk e dëgjon kush zërin qytetar. Këta janë të përjashtuar nga vendimmarrja. Goditjen e mori në ndarjen territoriale, ku edhe komunat atë pak pavarësi që kishin ua hoqën dhe iu bashkuan bashkisë me një kryetar ultra të fortë dhe një Këshill Bashkiak që është kthyer në noter të kryetarit.

Sot po hasemi jo vetëm me zhdukjen e memories dhe transforimin urban, që nuk merr parasysh trashëgiminë e këtij qyteti, por edhe me babëzinë e kullave të larta të cilat po na ngushtojnë frymën dita ditës. Mendoj se ka ardhur koha që të gjithë të përfshihemi në një lëvizje qytetare që ti vëmë fre shpërfytyrimit të qytetit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco