Mësuesja në takimin me Berishën: Koleget e mia punojnë si sanitare në jug për të shkolluar fëmijët

20:54, 16/08/2022
A+ Aa A-

Alkida Mehmeti, mësuese në Fier, në takimin me kryetarin e PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin e pagave të ulëta në arsim. 

Ajo tha se di raste që koleget e saj punojnë gjatë verës në lokale dhe restorantet e jugut, për të shkolluar fëmijët, sepse rroga që marrin nuk u mjafton. 

"Kam 18 vite në arsim, vij nga Fieri, kam punuar 13 vjet në fshat dhe jam transferuar në qytetet si pasojë e mbylljes së shkollave. Do dëshiroja që sapo të vinit në pushtet, të ngrinit rrogat për mësuesit. Kam shumë kolege, zoti Berisha, që sot, tani që po flasim, janë nëpër lokalet e jugut që po qërojnë patate, janë sanitare. E them shumë sinqerisht. Kanë marrë lokalet, hotelet e jugut duke punuar sepse i kanë fëmijët studentë, i kanë në kurse, i ccojnë nëpër kopshte private dhe nuk ia dalin", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco