Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nafta/ Berisha: Çmimi i bordit të Ramës, 50% më i lartë se i bursës! Kontrabanda bëhet nga qeveria

Nafta/ Berisha: Çmimi i bordit të Ramës, 50% më i lartë se i bursës! Kontrabanda bëhet nga qeveria

12:44, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli sërish për krizën e çmimeve.

“Naftën, qumështin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe të klientelës së tij, varfërimin e qytetarëve shqiptarë.

Dje nafta ka qenë, ka disa ditë që nafta në bursë është nën çmimin që ka pasur para luftës në Ukrainë, kjo jo rastësisht, sepse presidenti Joe Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës në SHBA.

Përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë një nga masat që do ndërmarrë qeveria e ardhshme. Jo vetëm kaq, por edhe subvencionimi i biletave të transportit urban dhe interurban.

Sot ky bord që mbron interesat e Edi Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50 përqind më të lartë se ai i bursës. Në SHBA, çmimi ka zbritur në 1 dollarë, madje edhe më poshtë, kurse në Shqipëri, vazhdon në nivelet më të larta në botë,” tha Berisha.

Ai foli edhe për çështjen e kontrandës së naftës.

“Të dhënat e mia janë vetëm për rast. Janë tre peshkarexha të një personi që takohet me Edi Ramën, më thonë.

Të garantoj që nafta nuk mund të kontrabandohet kurrë pa lejen e qeverisë. Edhe sikur me autobote të vijë, le që nuk vjen më, ajo sërish nuk kalon kontrabandë.

Është Edi Rama që noton në eurot e naftës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco