Baxhanaku i Edmond Begos fut në sherr Braçen me Ballën: Kryetari i PS i emëruar, është pa shkollë!

17:48, 16/07/2022
A+ Aa A-

Përjashtohet nga strukturat e Partisë Socialistë në Lushnje Erion Braçe. Në adresë të gazetarëve të Syri Tv ka mbërritur një komunikim i brendshëm i Asamblesë së PS-së në Lushnje, ku Erion Braçe nuk është njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje. Kjo ka shkaktuar reagim të deputetit, i cili akuzon për emërime abuzive në degën e Lushnjes pakënaqësitë që ka ndaj të besuarve të Ballës e kryetares së bashkisë në këtë qytet.

Syri Tv

Një informacion i mbërritur në adresën e gazetarëve të Syri Televizion, tregon se deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është përjashtuar nga takimet me strukturat e kësaj partie në bashkinë e Lushnjes.

Syri Tv disponon një screen shot, ku deputeti Erion Braçe dërgon një mesazh në grupin e ëhatts app të Asamblesë së PS në Lushnje, ku tregon se ai është përjashtuar nga takimi me anëtarët ku është bërë prezantimi i kretu të ri të socialistëve të Lushnjes.

Sipas Erion Braçes, ky përjashtim ka ndodhur pasi ka kundërshtuar emërimin e Ergest Krakulli në krye të PS Lushnje, pas i Karkulli është me diplomë false.

Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së ktij kryetari që u emërua sot. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin.

Erion Braçe

Ergest Krakulli, i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, është baxhanak i Edmond Begos, i akuzuar si ish anëtar i bandës së Lushnjes dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës.

Pikërisht kët të fundit, Erion Braçe e shigjeton pa ja përmendur emrin, duke e akuzuar se pikërisht Taulant Balla ka mbështetur emërimin e Krakullit në krye të PS pa marrë miratimin e anëtarësisë.

Unë mendova që Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS shumë herë më shumë se ky kandidat. Ky emër u caktua kryetar duke mos përmbushur kritetert por edhe përmes vetos së drejtuesit politik për emërimin e tij, pa mbështetjen e kërkujt në atë mbledhje, madje nën dyshime të mëdha, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

Erion Braçe

Në fund të mesazhit dërguar anëtarëve të asamblesë socialiste në Lushnje, Erion Braçe shprehet se do të vijojë të jap kontribut duke mos u vënë në rresht, ndërsa partinë që është katandisur, le ta mbajnë për vete, përfundon reagimin deputeti socialist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco