Milionat e Reformës në Drejtësi ‘i merr lumi’, ja sa janë grabitur nga taksapaguesit e BE dhe SHBA-ve

Milionat e Reformës në Drejtësi ‘i merr lumi’, ja sa janë grabitur nga taksapaguesit e BE dhe SHBA-ve

14:10, 12/07/2022
A+ Aa A-

Duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit.

Institucionet ndërkombëtare japin sinjalet e alarmit, Raporti i CIA-s, raporti i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes, institucioneve pranë PE etj., kryqëzojnë hapur këtë reformën, duke nxjerrë në pah se, krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen.

Edhe pse financimet për Reformën në Drejtësi nuk kanë munguar, realiteti për një drejtësi të fortë, të qëndrueshme , të paanshme dhe të pa kapur nga politika e partisë në pushtet i ka zhgënjyer qytetarët dhe ka ulur besimin tek e ashtuquajtura Reformë në Drejtësi.

Po sa janë shpenzuar për Reformën në Drejtësi në Shqipëri nga taksapaguesit e BE dhe SHBA-ve:

42 milionë euro nga Marrëveshja IPA , 2018

42 milionë euro u investuan në vitin 2019

63 milionë euro fonde, parashikohet të përfitojë Shqipëria nga programi IPA III, për periudhën 2021-2024

57 milionë euro të tjera për ‘Reforma në Drejtësi’ u dhanë për deri në 2025

Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro do të jetë fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit të qytetarëve;

Sigurisht që ka shumë mëdyshje nëse duhet të quhet ‘Reforma në Drejtësisë’ sikurse e pëlqejnë ‘rilindësit’ e partisë në pushtet, apo ‘Reformim i Drejtësisë’ sikurse e kërkojnë qytetarët.

Padyshim që të dyja kanë vlerë ku njëra i shërben politikanëve për interesat e tyre personale dhe kriminale, pasi do të përdoret si ‘gjueti shtrigash’ dhe tjetra për njerzit hallexhinjë që mbetën dyerve të gjykatave, që po goditen barbarisht nga krimi dhe korrupsioni, që po dhunohen nga shteti, që po përgjohen në mënyre antikushtetuese dhe antiligjore, po përdhunohen nga krimi, po grabiten në mese të ditës dhe në zemrën më të sigurtë, sikurse është aeroporti, kryeqyteti, zonat turistike etj., etj.

Nuk e di se si po ndihen diplomatët perëndimor në Tiranë pas këtyre marrëzive dhe se do vazhdojnë ta përkrahin apo mbështesin orgjinë politike komuniste të zyrtarve të rilindjes për Reformën në Drejtësi ?!

Nuk e di se sa të sinqertë janë rilindësit e Shqipërisë përballë SHBA-ve dhe porosive të zyrtarëve të DASH, BE, Kongresit Amerikan, Bundestagut Gjerman, Parlamentit Europian, Eurodeputetëve dhe reporterëve të sajë për Shqipërinë. Koha tregoi se Reforma në Drejtësi ka dështuar, pasi që në fillesën e saj, ajo kishte si qëllim primar selektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kullosnin në ‘kuzhinën e rilindjes’ dhe se nuk do të pranonin apo të heshtnin për grabitjet, babëzinë, krimin, nxjerrjen e të dhënave, vjedhjen e tyre dhe maskaradën e tipit mafioz të ministrave dhe zyrtarëve me llogaritë bankare nga 30 milion euro të Inceneratorëve në emër të pensionistëve që janë pa shtëpi,pa bukë dhe janë ndarë nga kjo jetë.

Kushti i BE dhe SHBA: Zbatimi i vettingut të jetë i drejtë, i paanshëm dhe jo selektiv

Vetingu duhet të nxjerrë një kastë gjyqtarësh të pavarur, të pafrikësuar që ti bëjnë ballë presioneve të qeverisë së sotme e të nesërme, që të luftojë korrupsionin pa kompromis. A duan këtë miqtë tanë të BE-së e SHBA-së?

A duan këtë qytetarët tanë? Absolutisht po. Këtë duan. A jua garanton këtë ligji i vettingut sipas së cilit Vettingun do e bëjë ‘Rilindja’ me drejtorët e saj dhe sekretarët politikë të Partisë? Jo. Pse jo? Sepse ministrat, qeveria dhe vetë kreu i saj kanë frike nga një drejtësi e pavarur, kanë frike nga ajo kastë gjykatësish e prokurorësh të pavarur. Frikë që është normale e një KM që ka futur deputetë me rekorde kriminale, një KM që ndan tenderat me miqtë e tij. Dhe frika sjell sabotimin e reformës duke bërë ligje të cilat e di që janë antikushtetuese

Venecia: Shqipëria të mos kthehet në protektorat!

‘Venecia’ në mënyrë të veçantë kritikon Komisionet e Pavarura të Monitorimit të ndërkombëtarëve. Ky komision monitorimi ndërkombëtar, që do marrë vendime për ne, kujt do t’i japë llogari? Nëse ato veprojnë padrejtësisht, cili institucion në Shqipëri do t’u kërkojë llogari? Koha tregojë se ata janë bërë palë me anëtarët e KPK dhe KPA duke e kthyer organin e KPA-së si qendër të ‘gestapos’. Dhe kjo ka një arsye të fortë, pasi një pjesë e mirë e tyre janë të shantazhueshëm për shkak të problemeve me dosjet dhe formularët e deklarimit, para se të kandidonin dhe të përzgjidheshin.

/Botuar në Gazetën Telegraf

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/07/2022 15:46

Akoma nuk e kishit marrë vesh që ajo nuk ishte aspak një reformë për reformimin e drejtësisë por një aksion dhe një aferë sorosiano-mafioze për shkatërrimin total dhe kolapsimin e sistemit të drejtësi shqiptare!! Fatkeqësisht me mbështje korruptive dhe kriminale Amerikane dhe Evropiane! Rezulatet: SPAK ka ndërruar jetë që kur lindi. Fatkeqësisht, lindi si një foshnje anemike SOROSIANE, lindi pa sy, pa veshë, pa duar, pa këmbë dhe pa tru nga një nënë akoma tepër e sëmurë SOROSIANE dhe e me të meta rënda fizike "Reforma në Drejtës". Prandaj nuk jetoi dot asnjë ditë të vetme. Por këtë fakt, me urdhër të Kimetes së SOROSIANËVE TË SHBA dhe me bekimin e SOROSIANËVE të BE, e kanë mbajtur top-sekret deri tani dhe e maskusn dhe propaganduan si "Çeta e heronjve të fëmijëve tanë"!! Por tani u zbulua plotësisht, që edhe SPAK paska lindur i vdekur nga një nënë "Reforma në Drejtësi" që vdiq disa ditë pasi lindi birin e saj të vdekur SPAK. Qofshin të Parajsës! Urojmë që fëmijët tanë të mos shikojnë kurrë "Heronj të tillë", pasi ata janë vetëm Heronjtë e Femijëve të hajdutëve, harbutëve, pushtetarëve dhe qeveritarëve kriminelë, të fëmijëve oligarkëve, të banditëve dhe trafikantëve ortakë të narko-qeverisë Rilindja!

Shto koment

Denonco