'Mesazh zemre shumicës së heshtur'/ Thirrja e Berishës: Ngrihuni, bashkohuni me ne!

'Mesazh zemre shumicës së heshtur'/ Thirrja e Berishës: Ngrihuni, bashkohuni me ne!

21:35, 07/07/2022
A+ Aa A-

Në mbyllje të fjalimit, kryetari i PD, Sali Berisha kishte një thirrje për shqiptarët që hezituan t'i bashkoheshin protestës.

Heshtja është e imponuar, tha Berisha, duke përcjellë një mesazh për shqiptarët profesionistë të fushave të ndryshme që vuajnë pasojat e keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Me të drejtë secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: Cili është qëllimi më i thellë i kësaj proteste? Pse ne u mblodhëm në piskun e vapës së korrikut në këtë shesh?

E vërteta është se ne u mblodhëm këtu për t'u çuar një mesazh nga zemrat tona shumicës së heshtur të shqiptarëve, burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, mësuesve, intelektualëve, punëtorëve, mjekëve, inxhinierëve, juristëve, të gjithë atyre që kanë rënë në heshtje, ngrihuni edhe ju, bashkohuni me ne!

Heshtja është e imponuar. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin tonë. Ndaj dhe ju ftoj të brohorasim, “E duam Shqipërinë të bukurën e dheut”! “Si Shqipëria vend nuk ka”! Rroftë Shqipëria! Zoti e bekoftë atë, kombin, flamurin e saj!”, u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco