Gazetari: Rama ka firmosur vetë që burri i Olta Xhaçkës të përfitojë si investitor strategjik

Gazetari: Rama ka firmosur vetë që burri i Olta Xhaçkës të përfitojë si investitor strategjik

12:48, 02/07/2022
A+ Aa A-

Gazetari Osman Stafa thotë se kryeministri Edi Rama ka firmosur vetë që bashkëshorti i Olta Xhaçkës të bëhet investitor strategjik.

Sipas tij, Rama nuk shqetësohet përballë këtij skandali, madje po e mbron publikisht ministren.

“Kryeministri Rama ka firmosur vetë që bashkëshorti i zonjës Xhaçka të përfitojë si investitor strategjik. Dhe si pasojë (thotë ligji), çdo pasuri që vendoset mes dy bashkëshortëve ajo ndahet në vlerë të barabartë. Pra, si pasojë e resortit që do të ndërtohet, investitori strategjik do marrë më përdorim edhe plazhin (hapësirë publike) duke paguar taksa në Bashkinë Himarë.

Pra, nga kjo hapësirë publike (plazhi), do fitohen të ardhura, që i përfitojnë investitorët, konkretisht burrë e grua, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, thotë ligji.

Përballë këtij skandali, Rama nuk shqetësohet, madje mbron publikisht ministren, duke e pasur atë edhe në krah. Pse? Sepse abuzimi, korrupsioni, është kthyer në rrugë dhe në standard.

Tani s’po i fshehin më, nën emra të personave të tjerë, tani po dalin hapur. Sepse e kanë kuptuar që asgjë nuk i gjen. E kanë kuptuar që askujt si bëhet vonë që dikush po përfiton nga pasuria publike, edhe kur është deputet e ministër. Sepse në Shqipëri ta bëjnë me gisht, që “iiiiiiii deputet e ministër dhe nuk vodhën gjë”.

E ç’bën Rama? U mbyll gojën gazetarëve.

Duhet reagim. Nuk vazhdohet më kështu.

Ose të jetojmë “internimet” e kohë moderne, duke na censuruar fjalën,” shkruan Stafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni02/07/2022 16:37

biznesmen i leshit ,hajdute ikem(saliu me shoke) dhe hajdute erdhen (edi me shoke) .......ropt ku ti keni moterqira Pd-Ps-Lsi e gjithe te tjeret .....

Koli 02/07/2022 13:59

Bashkshorti i xhaçkes e ka marre statusin e investitorit strategjik me vendimin e KM pramdaj Rama duke mbrojtur xhaçken mbron veten e tij por edhe mbrojtjen e ben si sekretari i kohes se merhumit Enver qe pasi revoltohej me te pakenaqurin e kohes i hakrrej duke i kujtuar ne emer te luftes se klasave riedukimin , internimin madje edhe burgun e pas kesaj merrete edhe duartrokitjet e te pranishmeve . Ndersa sot gazetaret e tjere te pranishem nuk duartrokiten por as nuk u larguan nga ajo konfernce dhe meqe nuk u larguan askush nuk mori kurajon te bente te njejten pyetje . Kjo do ti bente mire edhe Rames ndaj edhe gazetaret servile mund ta kishin ringritur si pyetje per te mos e lene te thellohej ne portretizimin grotesk te ish sekretarit te pare .

Shto koment

Denonco