VIDEO-SYRI TV/ PD: Bullgaria hoqi veton, por Shqipëria ka 4 arsye për bllokimin e hapjes së negociatave

16:31, 24/06/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Bullgarisë për të zhbllokuar situatën me Maqedoninë e Veriut në lidhje me procesin e integrimit drejt BE-së.

Me një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari Luçiano Boçi është shprehur se ‘nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë’.

Boçi theksoi se ka një listë me 4 arsye, se pse është bllokuar Shqipëria në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Deklarata e PD, nga nënkryetari Luçiano Boçi:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme; 

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco