Murati: Rama i ashpër dhe mosmirënjohës! ‘Open Balkan’ s’është alternativë për tu integruar në BE

18:29, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv vizitën dhe deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit.

Murati tha se gjuha e Ramës ka qenë mosmirënjohëse me drejtuesit e BE dhe jo diplomatike me Bullgarinë.

Ai bëri dhe një krahasim ku tha se më e ashpër ishte gjuha e Ramës me Bullgarinë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

"Vetoja bullgare është për Maqedoninë e Veriut, ne jemi palë e tretë pavarësisht se të prekur. Rama duhet t’i kursente deklaratat diplomatike.

Më i ashpër me Bullgarinë është kryeministri Edi Rama se kryeministri i Maqedonisë së Veriut.”-tha Murati.

Më tej Murati tha se nuk duhet të përzihet hapja e negociatave me ‘Ballkanin e Hapur’. Analisti theksoi se Rama po i bën një lidhje hapjes së negociatave me ‘Open Balkan’.

“Shqipëria ka marrëdhënie direkte me Bashkimin Europian. Për ‘Open Balkan’, kjo nismë s’mund të jetë projekti alternativ për integrimin europian.”-deklaroi Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco