Rama në krah të Vuçiç, ofendon udhëheqësit e BE: Jeni të sëmurë si Putini

Rama në krah të Vuçiç, ofendon udhëheqësit e BE: Jeni të sëmurë si Putini

15:13, 23/06/2022
A+ Aa A-

Edi Rama vazhdon të ofendojë drejtuesit e BE-së, pasi Bullgaria nuk hoqi veton ndaj Maqedonisë dhe ai nuk festoi edhe këtë herë hapjen e negociatave.

Gjatë një konference të mbajtur në Bruksel, në krah të Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Rama i ka quajtur drejtuesit e BE-së, të sëmurë si Vladimir Putin, i cili po vret mijëra ukrainas në luftën që ka nisur.

‘Tema kryesore ishte RMV, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin. Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje.

Është me rëndësi të thoja të vërtetën, arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng. Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s.

Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë, unë  e kam thënë dhe më vinte keq por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku…por është BE që thotë askush të mos lëvizë.

Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Procesi i Berlinit për të ringjallur këtë frymë. Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin  e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës…fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët.

Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng’, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco