Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Harta e re gjyqësore/ Berisha: Akt i papërgjegjshëm nga KLGJ-ja e Ramës

Harta e re gjyqësore/ Berisha: Akt i papërgjegjshëm nga KLGJ-ja e Ramës

12:44, 13/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se harta e re gjyqësor është një akt i papërgjegjshëm.

“Është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e drejtësisë dhe vetingun si gjah shtrigash, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjesh gjyqësore dhe mohimit të dsë rejtës për një proces gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm, KLGJ-në e partisë që të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu, me hartën gjyqësore e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi në sistemin e drejtësisë në 9 qytete. Mbyllen katër gjykata administrative dhe mbetet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje. Mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës, praktikë kjo 100 përqind e dështuar pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeverisja e PS.

Me këtë vendim, gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit, që duhet të udhëtojnë edhe qindra kilometra për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër. Duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe shpenzuar kohën e tyre, por deri diku duke u mohuar edhe eksesin në sistemin e drejtësisë.

Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, që mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë gjykatave cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit. Bën që gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët. Vendimi i KLGJ dhunon edhe të drejtat e grupeve të interesit. Avokatët, ekspertët kontabël, ekspertët psikologë, ekspertët vlerësues, noterët, ndërmjetësit, etj.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant të rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, që kërkon shprehimisht që harta e gjyqësorit të marrë në konsideratë mendimet e grupit të interesit dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata për procesin e duhur gjyqësor. Në të vërtetë, harta e re e hedh poshtë këtë kërkesë të rezolutës së Parlamentit Europian,” tha Berisha. 

DEKLARATË E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA
 
Harta e re e gjyqsorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe vettingun “gjah shtrigash”, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu, me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllën:

1. 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit.

2. Mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje.
3. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës. 

Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeveria e PS-së.

Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët  duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre. 

Por deri diku duke u mohuar de facto për vështirësimin e mundësive edhe aksesin në sistemin e drejtësisë!

Miratimi i hartës së re gjyqësore është në shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë.

Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.

Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët.
 
Vendimi i KLGJ-së, prek jo vetëm dhunon interesat direkte të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen direkt me Sistemin e Drejtësisë dhe me publikun. 

Grupe të tilla si:

1.    Avokatët.
2.    Ekspertët kontabël.
3.    Ekspertët psikologë.
4.    Ekspertët vlerësues.
5.    Noterët.
6.    Ndërmjetësit.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamentit Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet social-ekonomike të grupeve vulnerabile dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”.

Në të vërtetë, harta e re hedh poshtë pikë për pikë kërkesat e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian.

Kështu, opinioni i grupeve të interesit, avokatëve, noterëve, kontabilistëve dhe grupeve të tjera, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizë2m pasi këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë në të gjitha rastet e pakta që ato janë pyetur.

Harta, me shkrirjen e 18 gjykata, dëmton rëndë grupet vulnerabile, të cilave për shkak të shpenzimeve shtesë, do ta kenë të pamundur t’i drejtohen gjykatave për një proces gjyqësor me kosto të përballueshme, në të cilin të jenë të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë. 

Harta pra, jo vetëm që nuk lehtëson, por pengon dhe vështirëson aksesin në sistemin e drejtësisë dhe rrit shumë kostot e këtij aksesi. Së bashku me stokun e 110 mijë dosjeve, ajo privon qytetarët shqiptarë nga një proces i rregullt gjyqësor. Ajo ndëshkon rëndë pakicat e romëve, egjiptianëve, invalidët, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike dënon këtë projekt dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm, si një projekt që ndëshkon dhjetëra, mijëra qytetarë, qindra e  mijëra avokatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, ky projekt përqëndron  vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco