'Edi Rama është 'pro-serb'/ Zëvendëskryeministri i Kosovës shpërndan postimin

'Edi Rama është 'pro-serb'/ Zëvendëskryeministri i Kosovës shpërndan postimin

15:21, 11/06/2022
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një postim, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.

Në fotografi shihet presidentja Vjosa Osmani së bashku me liderët evropianë duke shikuar në një anë, kurse afër saj është kryeministri shqiptar, Edi Rama, me të cilin duket se nuk ka komunikuar fare, njofton Klan Kosova.

Fotografia është shkrepur gjatë takimit të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Në foton, e cila është shpërndarë nga presidentja Osmani, ajo shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman me me liderët e tjerë, por i akullt duket qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco