VIDEO/ Lisandër Hoxha i kthehet Felajt: Mosnjohja e gjenocidit serb në Kosovë, tradhti e lartë kombëtare

18:21, 01/06/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ka replikuar ashpër pas deklaratës së nënkryetares së Kuvendit dhe deputetes socialiste, Ermonela Felajt, e cila u shpreh se PS mund të rrëzojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. 

Në emisionin 'Open', Hoxha e quajti tradhti kombëtare qëndrimin e socialisteve, duke shtuar se Edi Rama nuk do të njohë gjenocidin serb për shkak të marrëdhënieve me Aleksandar Vuçiç. 

"A ka amoralitet më të madh nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nuk njeh gjenocidin e Jugosllavisë ndaj popullsisë shqiptare. U dëbuan 1 milionë shqiptarë dhe i kemi mbajtur nëpër shtëpi, në vitin 1999. Dhe PS sot nuk ka kurajo t'i dalë në mbrojtje popullit shqiptar të Kosovës. E kuptoni çfarë thonë apo jo? Nuk duan të njohin gjenocidin sepse duan të ruajnë marrëdhëniet me Aleksandar Vuçiç, të kompozuar nga ati i tyre shpirtëror, George Soros.

E keni rrethuar Kosovën me armiq, e keni rrethuar me marrëveshje financiare ku ajo nuk është pjesë dhe ju jeni antikombëtar, t'ju vijë turp nga ajo që deklaroni në këtë studio. Të mos njohësh gjenocidin serb të Kosovës është tradhti e lartë kombëtare. Duhet ta njohësh me rezolutë, duhet ta firmosësh. Rezoluta e dorëzuar në Kuvend nuk është dokument zyrtar për qeverinë, por është për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Sa i takon asaj që ka bërë Partia Demokratike, të jesh e bindur për diçka, ne bëmë Rrugën e Kombit që qeveria jote, opozita e asaj kohe e shante nga mëngjesi e deri në darkë. Ju i vutë traun Kosovës dhe sot rrini e numëroni turistët. Sa ka punuar qeveria 'Berisha' për njohjen e Kosovës...më thoni sa shtete të reja e kanë njohur Kosovën falë jush? Ne kemi punuar për njohjen e Kosovës kur Kosova nuk ishte shtet", u shpreh Lisandër Hoxha. 

Kujtojmë që Ermonela Felaj në cilësinë e deputetes së PS dhe nënkryetares së Kuvendit, paralajmëroi rrëzimin e rezolutës së PD që dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, njësoj siç bënë me rezolutën për Srebrenicën disa javë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj01/06/2022 19:56

Dhe kjo felaj mendon se bën pjesë në qënie njerëzore!!!

Shto koment

Denonco