VIDEO/ PS kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, Ermonela Felaj: Bie ndesh me 'Open Balkan'

23:30, 31/05/2022
A+ Aa A-

Pasi rrëzuan rezolutën që dënonte gjenocidin e Srebrenicës, mazhoranca rrezikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me rezolutën për masakrat serbe në Kosovë. 

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherazi deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh mbrëmjen e sotme në një studio televizive se rezolutat dhe kërkesat për mocion me debat në  Kuvendin e Shqipërisë, janë hipokrizi. 

Ajo tha gjithashtu se rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë bie ndesh me 'Open Balkan'. 

"I takon kryetares së Kuvendit, që t’i bëjë pjesë të Konferencës së Kryetarëve, të dyja ose njërën, rezolutat për gjenocidin serb në Kosovë, të dorëzuara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj. Është kryetarja e Kuvendit, që do të vendosë në raport me këto dy rezoluta. Është hipokrite kjo sjellje, që është bërë në modë për të kërkuar debat me mocion.

Që prej vitit 2014 e deri më tani, mazhoranca po intensifikon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur para vitit 2009. Kjo shpreh vullnetin tonë për të qenë në mbështetje të plotë të Kosovës. Rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan’.

Ne e kemi dënuar gjenocidin. Dhe më e rëndësishme është që tashmë kjo është në Gjykatën e Hagës. Nuk ka asnjë lloj morali, që mbështetet nga “non grata” e disa të tjerë, kur Sali Berisha e ka mbështetur politikën e Millosheviçit. 

Kjo është një kërkesë vetëm e një personi, që e ka emrin “non grata”. Sali Berisha do të pastrojë veten, do të rikonfirmojë veten, por kjo histori ka marrë fund", u shpreh Felaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco