Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Ismail Morina u arrestua në Kukës/ Reagimi: Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve komunistë

11:42, 25/05/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar në Kukës Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina.

Burime zyrtare të Policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Ballist Morina u arrestua paraditen e sotme në qytetin e Kukësit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Të njëjtat burime thonë se ndaj Ismail Morines kishte urdhër arresti pasi me vendim të Gjykatës së Durrësit është i dënuar me 5 muaj e 12 ditë për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se Morina kishte deklaruar se e mbante armën pasi ndjehej i kërcënuar nga qarqet serbe. Kurse në faqen e Morinës në FBka një reagim.

"Sot, datë 25/05/2022, ora 09:30, autoritetet e "RILINDJES" arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës. Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunistë me urdhën nga BEOGRADI i Miladinëve ndaj shpirtit të lirë," shkruhet në mesazh.

Ndërkohë lidhur me këtë arrestim ka reaguar lideri demokrat, Sali Berisha.

Ai ka kërkuar lirimin urgjent të Morinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco