Nesër gara për kreun e PD, Elezi përballë Berishës, ja 108 qendrat ku mund të votojnë demokratët

Nesër gara për kreun e PD, Elezi përballë Berishës, ja 108 qendrat ku mund të votojnë demokratët

19:07, 21/05/2022
A+ Aa A-

Nesër, e diel 22 maj 2022 do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike ndërsa garojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Procesi i votimit do të nisë në orën 8:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00 në 108 qendra votimi.

Sipas njoftimit zyrtar të selisë blu anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në selinë qendrore të PD, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Njoftimi zyrtar i Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se ditën e diel, datë 22 maj 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.  Proçesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha

2.     Ibsen Elezi 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco