Koka: Alibeaj s'e mbledh dot më grupin parlamentar të PD! I doli fjala e Komisionit të Rithemelimit

16:42, 20/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se Enkelejd Alibeajt i dështoi mbledhja me grupin parlamentar të PD.

Sa i përket deklaratës së Alibeajt se Balla i ka dalë nga fjala për çështjen e Presidentit, Koka theksoi se i ka dalë fjala e Komisionit të Rithemelimit.

"Ajo që pamë ishte gënjeshtër publike, një njeri që para 2 orësh kishte njoftuar për mbledhje grupi me PD, papritur na del tek zyrat e Taulant Ballës tek Kryesia e Kuvendit. I ka dështuar mbledhja e grupit. Alibeaj s’është de fakto kreu i grupit parlamentar. Doli me dy njerëz që janë ithtarë të Lulzim Bashës.

Sot pamë dy momentume, fakti që Alibeaj s’e mbledh dot më grupin, dhe e dyta, i doli fjala e Rithemelimit, i thamë në nisje të procesit se sduhet të futesh në këtë negociatë pa marrë konsensusin e grupit, gjë që nuk e bëri kurrë.”-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana20/05/2022 16:56

O zoti gazetar koka ! Po flala " momentume " ç'do me thene or miku im .....?????!!!!!! Eshte e pafalshme qe edhe nga ju si gazetar te perdoren te tilla fjale gjoja shqipe pa kuptim ....?????!!!!!!!

Shto koment

Denonco