Rama po tenton të emërojë ish-ministra, në Gjykatën Kushtetuese

Rama po tenton të emërojë ish-ministra, në Gjykatën Kushtetuese

15:00, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kontrolli i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një nga arsyet që Edi Rama e ka vonuar emërimin e anëtarëve të saj. Përveç emërimeve politike dhe përzgjedhjes së personave me të shkruar të theksuar politike socialiste, tani Rama ka vendosur që të mos fshihet më, por të dalë haptas.

Dy anëtarëve të Kushtetueses Përparim Kalo dhe Altin Binaj, u ka përfunduar mandati dhe ka nisur procesi për zëvendësimin e tyre.

Me largimin e tyre, janë 5 vende të lira në Gjykatën Kushtetuese, ku njëri i takon presidencës, njëri Kuvendit dhe 3 Gjykatës së Lartë.

Përveç presidencës, Rama i kontrollon dy institucionet e tjera. Por edhe listën përzgjedhëse të Presidencës, Rama po tenton ta kontrollojë.

Pas përfundimit të afatit në muajin shkurt, Presidenca ka dorëzuar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi listën me emrat e kandidatëve: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci.

Edhe pse ligji nuk e lejon që një person që ka mbajtur poste politike në 10 vitet e fundit, që të zgjidhet anëtarë i Gjykatës Kushtesuese, njëri prej kandidatëve është thellësisht i tillë.

Bëhet fjalë për Besnik Dervishin.

Në vitet 2002-2003, Dervishi  ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Gjatë viteve 2005-2009, Dervishi është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht ai është Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Por në vitet 2013-2014, Dervishi ka mbajtur postin e Prefektit të Vlorës, një post thellësisht politik.

Besnik Dervishi mund të kualifikohet për t’u zgjedhur anëtar në Kushtetuese vetëm pas muajit prill të vitit 2024.

‘Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj’, thotë Kushtetuese e Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco