Berisha: Qëndrimi i Krichbaum, personal! E ftoj të gjejë një provë të vetme për faktuar shpifjet e Sorosit

Berisha: Qëndrimi i Krichbaum, personal! E ftoj të gjejë një provë të vetme për faktuar shpifjet e Sorosit

12:40, 20/05/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, iu përgjigj komenteve të deputetit gjerman, Gunther Krichbaum, se PD duhet të shohë nga e ardhmja.

Berisha tha se Krichbaum mbajti një qëndrim personal.

“Ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj.

Por cili është komenti im?

Një deputet i Bundestagut, i CDU, i lejon vetes, ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë, te një parti simotër, aq më tepër kur e bën këtë, bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i Xhorxh Soros dhe Edi Ramës.

Duke thënë këtë, nuk e quaj zgjedhje të goditur këtë nga ana e tij, por ftoj zotin Krichbaum që të ndërmarrë një hetim në arkivat e shtetit dhe vendit të tij, nëse mund të gjejë një fakt ose provë të vetme për të faktuar atë shpifje dhe trillim të Sorosit, unë do ta vlerësoja një gjë të tillë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco