Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tallja me Alibeajn/ BIRN: Fitoi të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

Tallja me Alibeajn/ BIRN: Fitoi të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

20:01, 18/05/2022
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj vazhdoi të ishte edhe sot pjesë e farsës së Edi Ramës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kulmi arriti kur sot, Alibeaj shpalli se kishte arritur një marrëveshje me Taulant Ballën.

Sipas kësaj të ashtuquajtur marrëveshje, opozita ka të drejtën të propozojë kandidatë për dy raundet e ardhshme të votimit për presidentin e ri.

Pasi Alibeaj e bëri propozimin, Taulant Balla e pranoi, duke thënë se dy raundet e fundit do jenë të mazhorancës.

Kjo marrëveshje e turpshme është ironizuar nga agjencia BIRN. Sipas saj, ai ‘fitoi të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’.

“Partia Socialiste mund ta zgjedhë e vetme presidentin pas raundit të tretë. Tryeza u mblodh pasi raundi i parë i votimit dështoi pa asnjë kandidaturë konkrete. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mazhoranca e tij do të dilte me emër kandidati vetëm në raundin e katërt, pasi në 3 raundet e para nuk i kishte votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin,” shkruan BIRN.

Kurse Zëri i Amerikës shkruan se kjo dakordësi e zotit Alibeaj hap një kapitull të ri pikëpyetjesh për të.

“Zoti Alibeaj deri tani rezulton që të ketë mbështetjen e 21 deputetëve të tjerë. Mbetet për t’u parë, se si do të veprohet për të shkuar te propozimi i kandidaturave për presidentin e vendit,” shkruan VOA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco