Berisha: Qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët diktohet nga Vuçiçi

Berisha: Qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët diktohet nga Vuçiçi

11:22, 04/05/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi një video sot, ku dëgjohet kryeministri Edi Rama teksa deklaron se nuk do të pengojë asnjë turist rus që të futet në Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij bie ndesh me qëndrimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi që të kufizohet prania e turistëve rusë në vendin tonë.

Pavarësisht se mori një goditje të hapur nga Zelensky, Rama akoma nuk ka reaguar.

Ndërkohë Berisha, i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit rus dhe bllokimin e vizave për rusët, thotë se qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët, diktohet nga Aleksandar Vuçiç.

“Qëndrimi i tij i dyfishtë diktohet nga patroni i tij Vuçiç”, shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco