VIDEO/ Vokshi: Votat u numëruan live, 50% e Këshillit me të rinj dhe zonja

VIDEO/ Vokshi: Votat u numëruan live, 50% e Këshillit me të rinj dhe zonja

14:24, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar numërimi i votave dhe janë zgjedhur 150 anëtarë e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Gjatë një konference për mediat, Komisioni i numërimit i përbërë nga Alban Vokshi, Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho, kanë bërë publike edhe emrat e anëtarëve.

‘Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat Live.

Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte Live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra apo 150 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush’, deklaroi ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është kusht që 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG.

‘30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar’, ka thënë Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco