VIDEO-SYRI TV/ Qytetarët rrëzojnë propagandën e Ramës se 'pi' ujë çezme: I ndotur, me erë

14:18, 25/04/2022
A+ Aa A-

Qytetarët rrëzojnë propagandën e kryeministrit Edi Rama se pi ujë çezme. Qytetarët e Tiranës shprehen se uji në rubinetet e tyre është me ndotje të lartë dhe mban erë të keqe. Por jo vetëm qytetarët, edhe vetë kryeministri Edi Rama në çdo dalje, reklamon ujin me shishe duke zhbërë edhe propagandën e tij, për të justifikuar miliona lekë dëm që do të garantonin funizimin e Tiranës me ujë të pijshëm.

Nga SYRI TV

Qytetarët shprehen se shkak për moskonsumimin e ujit që iu shkon në rubinet është ndotja. Ata pohojnë se uji I çezmës ka ndotje të lartë si dhe vjen erë të keqe.

Por ndërkohë që bën propagandë për të pirë ujin e çezmës, duket se edhe vetë kryeministri nuk e pi atë, veçse në rastet e regjistrimit të videove propagandistike.

Po t’i hedhim një sy daljeve për mediat të kryeministrit, ai gjithmonë pi ujë me shishe të markave më të mira.

E në këtë formë kujdeset edhe për ministrat e tij, që të mos pinë ujin e çezmës, por të shisheve që u kushtojnë taksave të shqiptarëve tendera miliona lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ukt25/04/2022 14:32

Uji vjen era bitum.

Shto koment

Denonco