Triumfi i katërt i Orban/ Berisha: Fitoi një nga miqtë më të mirë të PD-së

Triumfi i katërt i Orban/ Berisha: Fitoi një nga miqtë më të mirë të PD-së

10:16, 04/04/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha uroi kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban për fitoren e mandatit të katërt.

MESAZHI I PLOTE

“Fitore e shkëlqyer e kryeministrit Victor Orban!

Miq, dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari, kryeministri Victor Orban dhe partia e tij Fidesz arritën një fitore spektakolare.

Ata morën 53.1% të votave kundrejt koalicionit të majtë dhe ekstrem të djathtë, të cilët morën 35% të votave.

Me këtë fitore të shkëlqyer dhe historike, Viktor Orban merr mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, shpërblim ky i suksesit të madh të reformave  të tij të gjithanshme. Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë te kryeministri Victor Orban dhe partia e tij miqtë më të mirë të këtyre 30 viteve ndaj dhe ju ftoj të dashur miq t’i përcjellim Kryeministrit Orban dhe partisë së tij simotër e PDSH, urimet më të përzemërta për këtë fitore historike për Hungarinë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai qe do shkerlleje spiunet komuniste04/04/2022 15:14

mos sal ram berisha jam nje mbeshtetes i flakte i joti por mos dil dhe mbron urbanin legenin dhe fashistin e europes te lutem largoju plerave , se une te respectoj dhe krijon nje tjeter imazh per popullin largoju ketije legeni

Shto koment

Denonco