Mashtrimi flagrant i Policisë së Shtetit me arrestimin e Alqi Bllakos

Mashtrimi flagrant i Policisë së Shtetit me arrestimin e Alqi Bllakos

11:02, 01/04/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit doli mëngjesin e sotëm më në fund me një njoftim zyrtar për arrestimin e Alqi Bllakos.

Por në ato pak rreshta, bie në sy një mashtrim i madh.

Policia nuk jep orën e arrestimit, por thotë se ai është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme,” thuhet në njoftimin zyrtar, ku atakohet media.

Por SPAK deklaroi zyrtarisht sot se Bllako është arrestuar të premten, pra ditën e sotme dhe jo mbrëmjen e kaluar.

Jo vetëm kaq, por SPAK thekson se i kishte kërkuar Policisë së Shtetit të monitoronte çdo lëvizje të Bllakos.

“Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

“Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022,” njofton SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco