VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Do të shkoj në mbledhjen e grupit parlamentar

15:49, 30/03/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se do të shkojë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj në orën 09:00 të mëngjesit.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Berisha deklaroi se është njoftuar nga kolegët që një mbledhje të grupit dhe do të jetë i pranishëm.

Berisha deklaroi se ka vetëm një grup parlamentar.

Deklarata e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha u bë pas një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje grupit të jenë të pezulluarit dhe përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe ne zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju u ka autorizuar ju.

A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Jo nuk ka grup të ndarë. Ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj dhe një herë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Më kanë njoftuar koleget e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj, normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti30/03/2022 21:02

Thuhet bashkim, bashkim, por jo më me psikofisa për më tepër që iu mungon urtësia ose mençuria në hartim deklaratash. Po ushtroni një program PD-je, por mbrojeni nga viruset, ndryshe do ju ngrihet busti i ER më i zi aty mbrapa BKSH.

Milena30/03/2022 18:26

Alibej ka frike nga Berisha si djalli nga temjani. Osé ka frike nga Juri Kim qe u ka thene se ne Berishen SHBA nuk komunikon. Ne qofte se SHBA do te merrte mend e Kimit edhe Putin do e vinte poshte Jo Baiden.

Shto koment

Denonco