Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Grida Duma dorëhiqet nga nënkryetare e PD/ Akuza të forta Bashës

Grida Duma dorëhiqet nga nënkryetare e PD/ Akuza të forta Bashës

13:57, 09/03/2022
A+ Aa A-

Deputetja Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga nënkryetarja e PD-së.

Reagimi i Grida Dumës:

Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skender A09/03/2022 18:41

Me behet shume qejfi qe edhe Grida reagoj pasi nuk ishte vetevetja kur mbronte LB. Me ka cuditur pasi eshte nje deputete me vokacion shume te kuruar - qe nuk i gjen kollaj ne politikanet e sotem. Rendesi ka qe e vendosi veten ne vendin e duhur dhe do ti jap nje ndihme te vertet PD se rithemeluar.

N09/03/2022 17:41

Më mirë vonë se kurrë.

Niku09/03/2022 15:41

Bo bo cfare humbje.

Isa09/03/2022 14:33

Shume vone o prosti, u prish shtepia publike ! Tani mer salihajnin, Ali mjekren, bardhen dhe hapni nje te re pa lulken. O pika my ne by the ,fundrina qe moret ne qafe nje popull te tere. Mos u ngopshi kurre ,dhe mallkuar per gjithmone ,felliqesira!

Ilir 09/03/2022 14:30

Si stë vjen turp moj zonjë...po kush të ngriti ne karrierë, ja shpërblen kështu? Turp të kini, përfitues të momentit. Kryetari smund të jap dorëheqjen per zgjedhje të pjesëshme lokale!

enver gjata09/03/2022 14:12

po hë shyqyr moj gridë si e ke kuptuar.

Shto koment

Denonco