Tirana zbret në shesh për çmimin e naftës/ Berisha shpërndan mesazhin

Tirana zbret në shesh për çmimin e naftës/ Berisha shpërndan mesazhin

10:47, 09/03/2022
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale është shpërndarë masivisht një mesazh ku bëhet thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe jo vetëm.

Çmimet në Shqipëri kanë shënuar një rekord historik, ndërsa qytetarët ndjehen të braktisur nga qeveria.

Mesazhin për protestë e ka shpërndarë edhe lideri historik demokrat, Sali Berisha.

“Tirana në shesh në ora 17:00 kundër qeverisë për rritjen e çmendur të çmimit të naftës!” shkruan Berisha.

Ndërkohë, vetë Edi Rama është larguar me çarter në drejtim të Dubait për disa ditë relaksimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco