VIDEO-SYRI TV/ Si u bë Olta Xhaçka investitore strategjike nga Rama

09:54, 04/03/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, dyshohet se qëndrojne pas kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e kompleksit “Dreamades Luxury Suites”. Kompania investitore rezulton në pronësi të një gruaje 30-vjeçare me pasaportë amerikane, por dy vartës të kompanisë së Artan Gaçit rezultojnë të përfshirë në të dyja kompanitë, çka përbën konflikt flagrant interesi brenda qeverisë

SYRI TV

Dy vartës të biznesmenit Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Jashtme Olta Xhaçka, rezultojnë si lidhje të forta të një kompanie që ka marrë më herët statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e kompleksit “Dreamades Luxury Suites” dhe së fundmi është pajisur edhe me lejen për shfrytëzimin e plazhit dhe bregut.

Kompleksi turistik ka investitor zyrtar kompaninë “AG.TCC Hotel Menagment” shpk, bazuar në një vendim të marsit 2021, siç citohet në vendimin më të fundit të qeverisë.

Kompania investitore rezulton në pronësi të 30-vjeçares me pasaportë amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton dhe është regjistruar në Shqipëri në qershor 2021.

Veprimet bankare për llogari të kësaj kompanie janë kryer nga zonja Iris Erebara, e cila rezulton njëkohësisht edhe juriste pranë shoqërisë “AG.TCC”, në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Duket qartë që emri i kompanisë që ka fituar lejen për kompleksin turistik në Himarë dhe emri i shoqërisë së Gaçit, janë shumë të ngjashëm.

Po ashtu, edhe përfaqësuesja Iris Berberi shfaqet në të dyja kompanitë. Por, rastësitë nuk përfundojnë këtu.

Kompania e Gaçit, “AG.TCC”, ka hapur një adresë dytësore në Gjilekë, Himarë, në qershor 2021, vetëm 2 muaj pasi shoqëria e regjistruar në emër të shtetases amerikane përfitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar kompleksin në bregun jugor.

Kompania ndërtuese e amerikanes ka selinë qendrore në Tiranë, në të njëjtin dyqan që është njëkohësisht adresa e shoqërisë “Peninsula Development”. Kjo e fundit rezulton në pronësi të Idlir Lopçit.

Zoti Lopçi është ortak në minorancë, por edhe administrator i një prej kompanive të Artan Gaçit, të quajtur “Rakeha” shpk.

Të gjithë të dhënat indirekte krijojnë dyshimet e forta se Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj biznesmen fshihen pas investimit në kompleksin “Dreamades Luxury Suites” të Himarës.

Ndërkohë, pasditen e së enjtes, Artan Gaçi citohet në media të ketë pranuar se ai është investitori strategjik dhe deklaron se për të shmangur konfliktin e interesit ka gjetur një kompani tjetër për të kryer menaxhimin e hotelit. 

Situata krijon, më së paku, dyshimet për konflikt interesi ndërmjet anëtarëve të qeverisë.

Nga ana tjetër, fakti që pronare zyrtare rezulton një shtetase amerikane, ngre një seri pikëpyetjesh të tjera lidhur me falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe pastrim parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mirel07/03/2022 08:24

epo keta e meritojne te vjedhin gjithe Shqiperine kemi respekt

Shto koment

Denonco