Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO-SYRI TV/ Meta: Për sjelljet e Yuri Kim kam njoftuar vendin që përfaqëson

VIDEO-SYRI TV/ Meta: Për sjelljet e Yuri Kim kam njoftuar vendin që përfaqëson

14:07, 08/02/2022
A+ Aa A-

Një ditë pasi Gjykata Kushtuese u tërhoq për vendim, Presidenti Ilir Meta publikoi përgjigje e 72 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese, i drejtoi kreut të shtetit, lidhur me procesin e shkarkimit të tij. Në përgjigjet e tij, Presidenti deklaroi për herë të parë se ka shprehur shqetësimin për sjelljen e ambasadores Juri Kim, në Shtëpinë e Bardhë.

Nga SYRI TV

Teksa Gjykata Kushtetuese, është tërhequr për të marrë një vendim, lidhur me shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta ka zbardhur përgjigjet e 72 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i ka drejtuar, lidhur me sjelljet e tij, para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe procesit të iniciuar nga kuvendi, kundër tij.

I pyetur nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për akuzat, ndaj ambasadorëve, ku përplasja me e fortë ishte ajo me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Presidenti Meta deklaroi për herë të parë se shqetësimin për sjelljet e ambasadores Kim, ja ka përcjelle edhe Departamentit Amerikan të shtetit.

Pyetje: A mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigja: Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij. Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë. Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen zyrtare, Presidenca thekson se në disa nga pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese ka elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik. Krahas pyetjeve proceduriale dhe atyre, që lidhen me kompetencat e kreut të shtetit, ka pasur edhe pyetje qesharake. Një prej tyre është ajo kur relatori i çështjes i kërkon Presidentit të specifikojë kategorinë e popullit të 2 marsit.

Pyetje: Keni përmendur shpesh “popullin e 2 marsit”. Cila është sipas jush kjo kategori, duke vlerësuar pjesëmarrjen e popullit në zgjedhje dhe rezultatet zyrtare të KQZ- së për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe votat e marra nga shumica qeverisëse.

Përgjigje: Populli i 2 marsit, përfaqëson të gjithë shqiptarët, të cilët duan të qeverisen vetëm nga Kushtetuta dhe ligji, që duan demokracinë dhe jo autokracinë, dhe nuk duan t`i nënshtrohen asnjë abuzuesi dhe shkelësi të ligjit, qoftë ky Kryeministër, ministër, funksionar publik apo politik, i çdo lloji a niveli qoftë.

Një tjetër pyetje e çuditshme e Gjykatës Kushtuese, lidhet me daljet publike të presidentit në media, referuar disa deklaratave që kuvendi I cilëson prova për shkarkim. Por anëtari i Gjykatës Kushtuese kërkon të dije, nëse Intervistat janë kërkuar nga mediat, apo nga Presidenti.

Me tej kreu i shtetit, ndalet edhe te sulmet, që Kryeministri Edi Rama, ka bërë ndaj tij, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Pyetje: Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A pranohet ky fakt?

Përgjigje: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Presidenti Meta i është përgjigjur edhe pyetjeve që lidhen me gjuhën e përdorur prej tij, gjatë fushatës elektorale, duke thënë se Metaforat, epitetet, alegoritë, dhe figurat e tjera letrare, do të ishin objekt interesant debati për gjuhëtarët dhe filologët, por jo për Gjykatën Kushtetuese.

Daljet publike dhe deklaratat në medie janë bërë me kërkesë të gazetarëve ose televizioneve përkatëse apo janë kërkuar prej jush?

Përgjigje: Kërkesat e gazetarëve të televizioneve për intervista apo deklarata publike, janë shumë herë më të mëdha nga mundësitë e Presidentit për t`iu përgjigjur. Opinionet e Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, nuk duhet të censurohen nga kurrkush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco