Mediat e huaja rrëzojnë propagandën e Ramës: Shqiptarët protestuan kundër koncertit të Kanye West

Mediat e huaja rrëzojnë propagandën e Ramës: Shqiptarët protestuan kundër koncertit të Kanye West

11:26, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe sot, Edi Rama u mburr me koncertin e Kanye West, për të cilin ka dhënë mbi 4 milionë euro të shqiptarëve, duke thënë se jehona e tij është raportuar në mbarë botën. Në të vërtetë, në mbarë kontinentin, me qindra media gjermane, italiane, franceze, holandeze, angleze, etj, kanë theksuar se shqiptarët kanë protestuar kundër këtij koncerti. Më poshtë është raportimi i televizionit gjerman N-TV. “Zemërimi në Shqipëri vazhdon të rritet dhe mijëra qytetarë kanë dalë sërish në protesta. Këtë herë ata nuk protestojnë vetëm kundër projekteve luksoze të familjes Trump, por edhe kundër koncertit të reperit Kanye Ëest,” raporton rrjeti gjerman.

Të shtunën, mijëra njerëz në Shqipëri kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe protestuan kundër projektit të planifikuar të një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Në kryeqytetin Tiranë, ata dolën gjithashtu në rrugë për të protestuar kundër koncertit të reperit kontrovers amerikan Kanye West.

Ëest, i cili tashmë performon me emrin artistik Ye, ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave gjatë viteve të fundit për deklaratat e tij antisemite.

Para koncertit, Edi Rama u takua me reperin dhe më pas publikoi një video nga takimi. Kritikat u shtuan veçanërisht për faktin se qeveria e Ramës shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash publike për realizimin e koncertit, sipas raportimeve të disa mediave.

Prej javësh, çdo mbrëmje në Tiranë zhvillohen protesta. Çdo ditë mijëra njerëz dalin në rrugë.

Demonstratat janë drejtuar kundër ndërtimit të një hoteli luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, projekt i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Projekti u prezantua që në vitin 2024. Protestat kundër kompleksit turistik nisën në fund të muajit maj, kur në plazhet e Zvërnecit u shfaqën tela me gjemba dhe buldozerë.

Sipas planit, parashikohet gjithashtu transformimi i ishullit të pabanuar të Sazanit – dikur një bazë ushtarake sekrete e regjimit komunist – në një destinacion luksoz turistik.

Laguna e Vjosë–Nartës, në bregdetin jugor të Adriatikut, është një nga zonat më të rëndësishme të pushimit për shpendët shtegtarë dhe flamingot.

Qeveria shqiptare prej kohësh përpiqet ta nxisë zhvillimin ekonomik përmes turizmit.

Familja e presidentit amerikan Donald Trump ka investuar në projekte të shumta luksoze në mbarë botën. Kritikët akuzojnë jo vetëm djemtë e Trumpit, por edhe Jared Kushnerin dhe bashkëshorten e tij, se po shfrytëzojnë presidencën e Trumpit për interesa dhe përfitime private.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco