Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të ‘Bindja’, Redi Muçi në parlament.
Sipas Malltezit, ‘janë shtuar shumë hipokritët dhe të pacipët’
Ai shkruan se, Muçi proteston ndaj ndërtimeve në ‘Peizazh të mbrojtur’, por vetë ka ndërtuar në park kombëtar.
Reagimi:
Janë shtuar shumë hipokritët dhe të pacipët
Proteston ndaj ndërtimeve në ‘Peizazh të mbrojtur’ por vetë ndërton në ‘Park Kombëtar’
Këtyre ia kalojnë veç lolot e Edi Ramës që thonë se ‘hoqëm 4.3 milion € nga fondi i emergjencave për 1 koncert për t'i shpëtuar fytyrën Shqipërisë’.
© SYRI.net