Auditi i KLSH: Nga 2018 Veliaj ka paguar 24 mln euro incineratorin e Tiranës për një shërbim që nuk e ofron

Auditi i KLSH: Nga 2018 Veliaj ka paguar 24 mln euro incineratorin e Tiranës për një shërbim që nuk e ofron

19:57, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kompania private që ka në menaxhim incineratorin e Tiranës ‘Integrated Energy B.V SHPK’ është paguar që prej vitit 2018 për një shërbim që nuk e ofron.

Në këtë konkluzion ka dalë grupi i audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ata kanë zbuluar disa shkelje të Bashkisë së Tiranës në incineratorin e Tiranës.

Dokumenti bën me dije se kryebashkiaku, Erion Veliaj paguan me 29 euro pa TVSH për çdo ton mbetje që do të depozitohet në Sharrë, ndërkohë që incineratori ende nuk ka nisur punën dhe nuk është në gjendje të kryejë djegien e tyre.

Auditimi ka zbuluar mungesën e dokumentit që dëshmon këtë tarife. Nisur nga kjo KLSH i rekomandon Bashkisë Tiranë të marrë menjëherë masat për rishikimin e pagesës për sa kohë ‘Integratet Energy B.V SHPK’ nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegien e plehrave për të cilat paguhet.

Në dokumentin e Bashkisë Tiranë së firmosur nga kryetari Erion Veliaj, përcaktohet se kompanisë koncensinare do t’i paguhen për 4 vite nga kjo bashki dhe qeveria 24 milionë euro ose rreth 3 miliard lekë.

Por nga këto të dhëna shihet se subjektit, Integrated Energy BV SPV i janë dhënë rreth 1.5 miliard lekë më shumë sesa është planifikuar në planin financiar të koncesionit 30-vjeçar të menaxhimit të plehrave.

Gjithashtu është evidentuar se kryebashkiaku i Tiranës ka tejkaluar kompetencat e tij duke dhënë miratimin për ngritjen e incineratorit të Tiranës pa marrë miratimin nga Këshilli Bashkiak.

Vetëm 3 ditë para ndërrimit të viteve, kundrejt kompanisë koncesionare që ka marrë përsipër ndërtimin e landfillit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë janë kryer dy transferta me vlerë totale, 90 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco