Paloka: SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliajt! Janë mbajtur në polici delegatët që duhet të votonin sot

Paloka: SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliajt! Janë mbajtur në polici delegatët që duhet të votonin sot

18:54, 24/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në 'Task Force' me Bledian Kokën, deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur në lidhje me audio-skandalin e Erjon Veliajs, ku ka konfirmuar se kontrollon SPAK dhe drejtësinë e re dhe e përdorin atë për interesat e tyre duke i’a ndërsyer kundërshtarëve të tyre.  

Paloka tha se skandali mbi skandalin është fakti i konfirmuar tashmë ajo që opozita ka denoncuar prej kohësh, i kapjes së drejtësisë. 

‘Veliaj jo vetëm ka konfirmuar që SPAK apo ‘drejtësinë e re’ e paska në dorë dhe mund ta përdorë si qen sulmi ndaj kujdo që i intereson atij, por fakti është se këto nuk janë vetëm fjalë, por sot është vepruar, pra prokuroria ka hapur një vepër penale siç paralajmëroi Veliaj’, theksoi Paloka.

Paloka: "Sot kam pasur dy reagime. Një reagim e kam pasur para se të dilte audio-përgjimi kur prokurori paska nisur hetimet ndaj Presidentit të FSHF-së dhe ajo që rezultoi pas audio-përgjimit është një skandal kompleks me disa skandale brenda dhe nga kjo është ndërhyra e politikës në çështjet e FSHF-së e cila është e ndaluar tërësisht. Si këtë apo gjuhën e përdorur nga Veliaj, nuk e shoh problemin kryesore te ajo që kam dëgjuar nga ai përgjim sot, por ajo që doja të nxirrja si skandalin mbi skandalin, është fakti i konfirmuar tashmë ajo që opozita ka denoncuar prej kohësh, i kapjes së drejtësisë.

Veliaj jo vetëm ka konfirmuar që SPAK apo ‘drejtësinë e re’ e paska në dorë dhe mund ta përdorë si qen sulmi ndaj kujdo që i intereson atij, por fakti është se këto nuk janë vetëm fjalë, por sot është vepruar, pra prokuroria ka hapur një vepër penale siç paralajmëroi Veliaj, pra SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliaj dhe kanë ndodhur një rresht aktesh skandaloze që tregojnë se gjithë shteti është ngritur në këmbë për të bërë këtë luftë të shpallur, jo thjesht ndaj Armado Dukës, se e nxori Veliajt nëpërtë se është një institucion që nuk pyeska për ata, pra që është një ishull që ende nuk është kapur.

Ky është shqetësimi kryesor i tyre. Veç të tjerave se Armando Dukës i kanë shkuar tatimet në biznes i kanë vajtur edhe disa biznesmenëve të tjerë që janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Ju kanë vajtur tatimet dhe policia. Disa delegatë që duhet të votonin sot janë ndaluar nëpër komisariate dhe janë mbajtur në ndalim derisa ka mbaruar votimi. Rama për punë të pista përdor Erjon Veliajn. SPAK dhe drejtësinë e re jo vetëm e kontrollojnë por ja ndërsejnë kundërshtarëve të tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco