SPAK dhe Prokuroria e Tiranës rrëzojnë Veliajn: Kreu i FSHF Armand Duka nuk është nën hetim

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës rrëzojnë Veliajn: Kreu i FSHF Armand Duka nuk është nën hetim

18:46, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënoi sot me SPAK kreun e FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të institucionit të organizimit të futbollit. 

Mirëpo, në një reagim për BIRN, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës mohojnë që të ketë akuza në adresë të Dukës apo të jetë nën hetim, ndryshe nga sa pretendon Veliaj. 

rejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj mohuan që institucionet e tyre të ishin përfshirë në këtë përplasje.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

Njësoj Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjitruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar. 

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” përfundoi ajo". 

Gara për drejtuesit e shoqatave rajonale të futbollit është kthyer në një përballje të ashpër, pasi këto shoqata do të votojnë në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së. Në garë për këtë të fundit është presidenti aktual Armando Duka, që kërkon një mandat të gjashtë, ndërsa Veliaj siç del në audio mbështet komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco