Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta takon kreun e opozitës: Shkëmbyem mendime për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Meta takon kreun e opozitës: Shkëmbyem mendime për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

11:52, 12/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe ditën e sotme ka takuar liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, z.Hristijan Mickoski.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta sjell disa foto nga ky takim dhe shkruan:

“Kënaqësi të takoja liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, z.Hristijan Mickoski. “

“Shkëmbyem mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco