Dumani: Erion Veliajt i është dërguar fletëthirrje në datën 24 prill, që të paraqitet në SPAK

Dumani: Erion Veliajt i është dërguar fletëthirrje në datën 24 prill, që të paraqitet në SPAK

19:55, 30/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj është thirrur në SPAK që të japë shpjegimet e tij për aferën korruptive të inceneratorëve.

Edhe pse Veliaj u mundua ta shiste vajtjen në SPAK, si një dëshirë të tij, drejtuesi i prokurorisë së posaçme, Altin Dumani është shprehur se, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i është dorëzuar fletëthirrja në datën 24 prill.

I pyetur nga BIRN mbi cilësinë e marrjes në pyetje, kreu i SPAK, Altin Dumani dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme.

‘I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t'u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës,’ tha Dumani.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 130 milionë euro, ndonëse incenerator nuk ka askund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco