VIDEO/ Balliu: Veliaj sot foli populli, je i shkarkuar

VIDEO/ Balliu: Veliaj sot foli populli, je i shkarkuar

19:58, 30/04/2024
A+ Aa A-

Klevis Balliu, shefi i Organizimit të PD-së, duke marrë fjalën në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se Erjon Veliaj sot foli zëri i popullit dhe ti je i shkarkuar.

Balliu tha se sot qytetarët i treguan pushtetit të droguar e të inkriminuar, këtij pushteti që mbijeton me urrejtje ndaj familjes dhe traditave, ky pushtet që kërkonte të izolonte Sali Berishën, janë mjeranë, që duan të izolojnë demokracinë, drejtësinë, qëndresën qytetare.

“Arsyeja e vetme që këta kërkojnë të izolojnë liderin e opozitës është se ata e dinë që me Sali Berishën nuk ka pazare, ka demokraci, shtet të së drejtës.

Erion Veliaj ta ketë të qartë: ne nuk lodhemi. Ndërsa Policisë së Shtetit i them me një mesazh të qartë: mos arrestoni qytetarët e Tiranës, por arrestoni hajdutët dhe bandën ‘5D’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco