‘Omicron alarmon Europën’/ Vasili akuza qeverisë: Papërgjegjshmëri! Janë bërë vetëm 1150 testime në ditë

‘Omicron alarmon Europën’/ Vasili akuza qeverisë: Papërgjegjshmëri! Janë bërë vetëm 1150 testime në ditë

20:03, 02/01/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër për situatën e pandemisë në vend, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe se qyetarët janë në mëshirë të fatit dhe të propagandës.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se varianti Omicron ka alarmuar Europën, por në Shqipëri qytetarët janë në mëshirë të fatit dhe të propagandës së qeverisë, pasi testohen në ditë vetëm 1150 persona.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pandemia ne meshire te fatit dhe te propagandes!

Sot ne Shqiperi jane bere vetem 1150 testime ne dite per Covid.

Kjo eshte papergjegjshmeri e rende.

Kjo eshte te fshehesh te verteten, te fshehesh realitetin.

Ne vend ti shumefishojne testimet sic situata e kerkon keta i pakesojne ne menyre skandaloze.

Ndjekja e situates kaq te veshtire me Covidin nuk ka feste sepse diskutohet jeta e njerezve.

Europa eshte ne alert per shkak te Omikronit dhe rastet jane shtuar ne menyre shume kritike.

Kjo do thote, qe qeveria i ka lene qytetaret totalisht ne meshire te fatit.

Kjo do te thote qe gjithshka qeveria flet eshte vetem propagande dhe nuk merr asnje pergjegjesi mbi vete.

Boll me me vjersha propagandistike bolshevike dhe suksese imagjinare se njerezit po sakatohen edhe nga ana shendetesore edhe nga ajo ekonomike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Im 02/01/2022 20:59

Ka të drejtë Petriti.

Shto koment

Denonco