Darka e 'vakisë'/ Berisha publikon dokumentin që i bëri bashkë Veliajn, Bashën dhe Ballën

Darka e 'vakisë'/ Berisha publikon dokumentin që i bëri bashkë Veliajn, Bashën dhe Ballën

12:12, 02/01/2022
A+ Aa A-

Kartolina “fletë arresti” e Selisë Mavi për Vitin e Ri për Lal Plehun!

Nga Sali Berisha.

Në prag të Vitit të Ri, pas darkës së Ligësisë së Lal Plehu-Lul Brava-Taulant Bego Balla, darkë ku palët me kujdestar të përbashkët Irfanin, vendosën t’ia nxjerrin në rrugë të brendshmet narko-shtetit, rrogat, targat etj., nga Selia Mavi kësaj radhe nuk doli plumbi në zarf si në filmat me Al Capone, por doli dokumenti bombë për Erion Velinë apo kartolina “fletë arresti” e partisë, që e implikon Lal Plehun gjer në palcë në aferën 128-milionëshe të Djegësit të Tiranës.

Ky dokument është vendimi për ndërtimin e Djegësit të Tiranës dhe është firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin, jashtë kompetencave të tij, nga Lal Plehu i verbuar nga shuma marramendëse që do të grabiste në aferën 128-milionë euro të Djegësit të Tiranës. Vendimi sipas ligjit është kompetencë ekskluzive e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.

Në Selinë Mavi flitet se dy janë burimet e mundshme të kartolinës “fletë arrest” për Lal Plehun, për Vitin e Ri.

1- Tigri i Korrupsionit Ahmetaj, i cili pasi gozhdohet përfundimisht në aferat e Djegësit të Elbasanit dhe të Fierit, që kapin vlerat 52 milionë euro, mendoi se me bombën me efekt 128 milionë euro të Velisë, shurdhon bujën e dy aferave ku ai është firmë kryesore krimi.

2- Ndrikull Grykësia e ngërthyer nga klanet e drogës ende pa u bërë narko-ministre, tani kërkon në tavë kokën e Lal Plehut për të garuar për kryetare bashkie për Tiranën. Por pavarësisht se kush ia nisi, kartolina në kodin e narko-shtetit de facto është fletë arresti për Lal Plehun.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi02/01/2022 17:53

Vemje gjakpirsa zoti marrt hak per lek te marre pa djerse

Azemi02/01/2022 13:10

Kur dalin keto shuma marramendse ne shesh e luptojme pse Erioni dhe Edi kan kaq shume deshire ti “shtrijne doren” opozites. Duhet te hetohet processi i ketyre shumave marramendese, nese jane bere jashte ligjit. Une do te thosha se duhet te kete kujdes cdokush (duke perfshi ketu zyrtare te mire te Edit, Erionit edhe Bashes), se mund te bien ne kurth te pabesise shume shpejt. Sepse Edi edhe Erioni do te djegin “koka” tjera.

Shto koment

Denonco