Dasho: Drejtësi dhe rikthim në detyrë për Dr. Ilir Allkjan!

Dasho: Drejtësi dhe rikthim në detyrë për Dr. Ilir Allkjan!

11:37, 02/01/2022
A+ Aa A-

Eksperti i shëndetësisë Erion Dasho i ka bërë thirrje sot, organeve të drejtësisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të rikthejnë në detyrë mjekun e njohur Ilir Allkja, i cili u pushua padrejtësisht nga detyra në Urgjencën e Tiranës vetëm pse guxoi të denonconte faktin se mjekët dhe infermierët poi detyronin të shërbenin në pikun e pandemisë të papajisur me mjetet e duhura.

Në shënimin e tij me titull “Drejtësi për Dr. Ilirin”, eksperti Erion Dasho shprehet: “Një ditë para Vitit të Ri 2021, me një plan diabolik, klarinestiti që drejtonte në atë kohë QSUT-në, pushonte nga puna Dr. Ilir Allkjan duke e lënë jo vetëm pa punë, por edhe pa festë. Pati një apo dy protesta të vakëta të kolegëve dhe pas disa ditësh çdo gjë u harrua! Vetëm se jo për Dr. Ilirin, i cili ka një vit pa punë dhe pa të ardhura për të ushqyer familjen.

Është në nderin e drejtuesve të shëndetësisë në Shqipëri të korrigjojnë krimin që kanë bërë në kurriz të familjes dhe të Dr. Ilirit duke e rikthyer atë në shërbim të pacientëve. Shqipëria me 1.1 mjek për 1 mijë banorë, nuk e ka luksin të humbë asnjë mjek të vetëm! Drejtësi dhe rikthim në detyrë për Dr. Ilir Allkjan!”- thekson në përfundim dr. Dasho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco