Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Berisha: Po e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë që ngjall shpresë

Berisha: Po e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë që ngjall shpresë

13:09, 29/12/2021
A+ Aa A-

Nga Vlora, lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi se demokratët, por edhe shqiptarët, po e mbyllin me shpresë një vit që do ishte krejt i zi.

Berisha tha se në vend është rikthyer opozita e vërtetë, teksa shtoi se viti që vjen do jetë edhe më i mirë.

“Në kundërshtim me parashikimet se do të shuheshim, ne jemi në këmbë. Ne e mbyllëm vitin e zi 2021, si një vit shprese. Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, si forcë politike që i besojnë shqiptarët. Kjo faktohet nga të gjitha studimet që treguan se nga një rënie katastrofave në shtator, sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Sot PD është bërë shembull për shqiptarët, sepse u tregoi shqiptarëve se ne që sollëm votën e lirë, kemi një vlerë të shenjtë te ajo votë,” tha Berisha.

“Ne e mbyllim vitin, që në shumë aspekte do ishte i tmerrshëm për shqiptarët, kur narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrë të pamerituar, ne mbyllim vitin kur shqiptarët përjetojnë një varfëri të tejskajshme, janë sot qytetarët më të plaçkitur, në një kohë kur papunësia ka mbuluar vendin. Por përsëri ndryshimi është si nata me ditën. Ne mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë, një opozitë që ngjall shpresë dhe besim, një opozitë që do jetë avokate e shqiptarëve. Ne e mbyllim vitin me një forcë politike të vendosur për t’u përballur dhëmb për dhëmb me narkoshtetin, me një forcë politike që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet njeriu. Me një forcë politike që mban si interes madhor kombëtar, integrimin e Shqipërisë në BE dhe orientimin euroatlantik të saj.

Të gjitha këto janë premisa që viti i ardhshëm të jetë një vit mrekullish për demokratët dhe për shqiptarët kudo që janë,” tha Berisha, duke uruar vlonjatët dhe mbarë shqiptarët për një vit të ri sa më të mirë dhe më të mbarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 30/12/2021 03:09

O Dr Berisha ket vit qe vjen mbylli qivurin ktyre plerave te sorosit se axhenda e ketyre eshte ta shperbejne shqiperine.

Shto koment

Denonco