Në kulmin e skandalit të publikimit të të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, platforma ‘e-Albania’, do t’i kalojnë privatit.
Qeveria ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat.
Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur ‘dg tech’, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Teknologjise së Informacionit.
Kjo shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes.
Në draft përcaktohet se deri në 49 për qind e aksioneve do të kalojnë te privati dhe pjesa tjetër do ti mbetet shtetit.
Po ashtu organizimi do të jetë përmes Këshillit Mbikqyrës që do të jetë i përbërë nga shtatë anëtarë.
Një tjetër pikë është dhe vendosja e pagesave për një sërë shërbimesh po ashtu dhe kompanitë që kërkojnë të ripërdorin të dhënat do të duhet të paguajnë faturën përkatëse që sipas projektligjit do të jetë e arsyeshme.
Vendimi vjen në kohën kur përmes ‘whatsapp’ janë publikuar të dhëna personale të shqiptarëve duke nisur nga numri i identitetit, vendi i punës, paga, numri i celularit, pronësia e automjetit por dhe përkatësia politike.
Deri më tani ende nuk ka persona të akuzuar prej prokurorisë.
© SYRI.net