Kriza energjetike në Kosovë, Rama: Po vlerësojmë ndihmën për dy ditët e festave

Kriza energjetike në Kosovë, Rama: Po vlerësojmë ndihmën për dy ditët e festave

14:04, 28/12/2021
A+ Aa A-

Kriza energjetike që ka prekur Kosovën ka bërë që të reagojë edhe Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka kërkuar nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës.

‘Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s'e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s'mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!’, - shkruan Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco