Nipi i tij do vriste një person/ Deputeti socialist: Nuk kam kontakt me të

Nipi i tij do vriste një person/ Deputeti socialist: Nuk kam kontakt me të

10:24, 06/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Krujës, Rrahman Rraja, është i njohur në media kryesisht për shkak të historive të djalit apo nipërve të tij, emrat e të cilëve skedohen shpesh nga policia edhe për krime të rënda.

Së fundi, nipi i tij, Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

Burime bëjnë me dije se ai donte të vriste kushëririn e pronarit të lokalit në fjalë, por fatmirësisht ai nuk u gjet atje në ato momente. Në një reagim për Fax News Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Rraja u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.

Rraja u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Denoncojeni tek portali shqiperiaqe duam06/12/2021 10:44

Denoncojeni tek portali shqiperiaqe duam Atje pajter merr zgjidhje

Shto koment

Denonco