Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

E shkuara kriminale e nipit të deputetit socialist Rraja dhe shokëve të tij

E shkuara kriminale e nipit të deputetit socialist Rraja dhe shokëve të tij

10:08, 06/12/2021
A+ Aa A-

Tre të rinj janë shpallur në kërkim në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal në Zejmen, të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin kushëririn e pronarit të lokalit  me të cilin kishin një sherr.

Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë për trafik droge dhe për dhunë.

Pas ngjarjes që tronditi Lezhën, të rinjtë janë larguar jashtë vendit. Të tre janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit.

Rraja u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.

Rraja u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave. 

E ndërsa nipi i deputetit është një figurë e njohur për drejtësinë dhe publikun, dy emrat e tjerë po ashtu janë me precedent penal.

Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi. 

Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco