Ja VIDEO që tronditi Lezhën/ Një nga agresorët, nipi i deputetit socialist

Ja VIDEO që tronditi Lezhën/ Një nga agresorët, nipi i deputetit socialist

09:44, 06/12/2021
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim shtetasin Ramazan Rraja, si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Lezhë, ku persona të armatosur hynë brenda një lokali, dhe kanosën tre persona të tjerë.

Rraja është një personazh i njohur, pasi është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ka qenë i dënuar për vepra të tjera penale.

Së bashku me dy persona të tjerë, Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, Ramazan Rraja hyri në lokalin në Lezhë, dhe kërkoi që të vriste një person, i cili fatmirësisht nuk ndodhej në lokal në momentin e hyrjes së tyre.

Pas ngjarjes, dyshohet se Rraja dhe dy personat e tjerë janë larguar jashtë vendit.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim," njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco